Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vranë Renis Dobrën! Arrestohen 2 vëllezërit e autorit, e morën peng, trupin ja hodhën në liqen
Renis Dobra TIRANË-Dy vëllezër të shpallur në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës, ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Ulzës, janë arrestuar në Tiranë. Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, së bashku me vëllain tjetër Fatjon Bushgjoka, i cili u arrestua pak kohë më parë, akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Dobrës. Renis Dobra, 23 vjeç, u vra mbrëmjen e 8 Korrikut 2025 në fshatin Madhesh të Matit. Ai ishte mbytur me litar nga autorët dhe më pas trupi i tij ishte futur brenda makinës. Autorët tentuan ta hidhnin makinën në Liqenin e Ulzës, por trupi mbeti buzë liqenit në rrethana ende të paqarta. Motivi i vrasjes së 23-vjeçarit në Mat dyshohet të ketë qenë konflikti për drogën në Gjermani. Më herët në lidhje me krimin është...