Aferat e Krifcës dhe Beqajt alarmojnë ndërkombëtarët, projektet e financuara nga BE në Shqipëri po hetohen nga OLAF…

Aferat e Krifcës dhe Beqajt alarmojnë ndërkombëtarët, projektet e financuara nga BE në Shqipëri po hetohen nga OLAF…

Rigels Seliman Aferat e ish-ministres së Bujqësisë, Frida Krifca dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, njëherësh ish-drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Ilir Beqajt duket kanë ndezur alarmin në Bruksel, duke vënë qeverinë Rama në qendër të kritikave më të forta ndërkombëtare. Projektet e financuara nga Bashkimi Europian në Shqipëri po hetohen aktualisht nga OLAF dhe Prokuroria Europiane, mes dyshimeve serioze për abuzim dhe keqpërdorim fondesh, ndërkohë që për shpërdorimin e tyre janë duke u hetuara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ish-ministrja Krifca dhe ish-ministri Beqaj. Eurodeputetët deklaruan pa ekuivok se fondet e BE-së në Shqipëri “nuk dihet ku shkojnë” dhe kërkuan masa urgjente për të ndëshkuar abuzuesit. Në një vizitë zyrtare në Tiranë, delegacioni i eurodeputetëve dha një mesazh të...