Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Evgjeni Bashari gardiane e pasurive të politikanëve të korruptuar shqiptarë, ILDKPKI bllokon publikimin e të dhënave…
Rigels Seliman Gjatë pesë viteve të fundit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) është shndërruar në një strukturë që simulon transparencën, por nuk e garanton atë. Institucioni, i drejtuar sot nga Evgjeni Bashari, nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e publikut dhe të ndërkombëtarëve për kontrollin e pasurive të zyrtarëve të lartë. Në vend që të shërbejë si një bastion i llogaridhënies, ILDKP ka bllokuar publikimin e deklaratave të pasurisë, ka reduktuar referimet penale dhe ka ndërtuar një narrativë sterile burokratike që fsheh më shumë sesa sqaron. Projekti dhe platforma e mbyllur Në Prill 2018, ish-ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, dhe përfaqësuesit e USAID u shfaqën në ambientet e ILDKPKI për të prezantuar platformën elektronike...