Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
Një ditë pas miratimit në Kuvend të programit të ri qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj kanë marrë pjesë në ceremoninë e betimit në Presidencë. Ceremonia e betimit e qeverisë së re në Presidencë nisi me himnin kombëtar, teksa më tej u lexua dekreti i Presidentit Begaj për qeverinë e re e të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Pas leximit të dekretit, duke nisur nga kryeministri Edi Rama dhe duke vijuar me radhë të gjithë anëtarët e qeverisë kryen procesin e betimit. Pas betimit, kreu i qeverisë, siç ka vepruar edhe vitet e mëparshme, pritet që të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re, që shënon zyrtarisht nisjen e mandatit...