“Nuk jam nga ata që qurravitem tek dera e Berishës”, Myslym Murrizi: Nga 50 deputetë të PD-së, vetëm 7 kanë vota reale nga qytetarët

“Nuk jam nga ata që qurravitem tek dera e Berishës”, Myslym Murrizi: Nga 50 deputetë të PD-së, vetëm 7 kanë vota reale nga qytetarët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslym Murrizi nuk i ndali kritikat ndaj opozitës. Në një intervistë Murrizi nënvizoi se po ngre shqetësimet në emër të 7250 qytetarëve që e votuan në 11 Maj dhe të demokratëve që kanë 13 vite në opozitë. Ai theksoi se nga 50 deputetë që ka PD-ja, vetëm 7 prej tyre kanë vota reale nga qytetarët. Murrizi deklaroi se nuk ka asnjë kontakt me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Intervista: Ku do të dalë Myslym Murrizi me këtë fushatë kritike të ashpërsuar sidomos javët e fundit? Murrizi: Nëse quhet deklarimi apo thënia me zë të lartë i realitetit sot si kritik, është çështje perceptimi. Varet si e perceptojnë, qoftë militantët, qoftë ata që e kanë votuar dhe tani e votojnë. Secili prej...