Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ Humb jetën një person, dy të plagosur, ja detajet e para

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ Humb jetën një person, dy të plagosur, ja detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesine e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjet është përplasur me forcë, duke shkaktuar pasoja tragjike. Sipas informacioneve paraprake, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve.