I vunë tritol në banesë, reagon Xhelal Mziu: Nuk kam asnjë konflikt personal…(Video)

I vunë tritol në banesë, reagon Xhelal Mziu: Nuk kam asnjë konflikt personal…(Video)

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka dhënë dëshminë e tij për hetuesit në lidhje me shpërthimin e ndodhur pas mesnatës në banesën e tij në Kamëz. Mziu është shprehur se nuk ka asnjë konflikt personal dhe nuk dyshon tek asnjë person konkret që mund të qëndrojë pas ngjarjes. Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti dhe bashkëshortja e tij. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja është një mesazh, pasi sasia e lëndës plasëse ka qenë relativisht e vogël dhe është vendosur në pjesën e sipërme të murit rrethues të banesës. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorëve dhe po analizohen të gjitha pistat. Autoritetet janë duke shqyrtuar pamje...