Makina del nga rruga në unazën e Fierit, përplas kalimtarit që po lëviste me biçikletë

Makina del nga rruga në unazën e Fierit, përplas kalimtarit që po lëviste me biçikletë

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit. Një automjet tip “Benz”, që po lëvizte nga rrethrrotullimi i ish-parkut të automjeteve në drejtim të rrugës së Levanit, ka përplasur një qytetar që po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e goditjes, biçiklisti ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt urgjencës së spitalit rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.