Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Netët e filmit shqiptar” nisën në Prishtinë, shfaqet “Përrallë nga e kaluara”
“Netët e filmit shqiptar” nisën në Prishtinë. Mbrëmja u hap me filmin klasik “Përrallë nga e kaluara”, si një homazh për mjeshtrin Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta pak kohë parë, por vazhdon të jetojë përmes veprës së tij. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë shprehet se në një atmosferë të ngrohtë dhe me pjesëmarrje të lartë të publikut, përfaqësuesve të institucioneve në Kosovë, ambasadorëve dhe anëtarëve të trupit diplomatik, u çel në ambientet e Kino Armata në Prishtinë cikli kulturor “Netët e filmit shqiptar”, një nismë që bashkon përmes artit dhe kujtesës së përbashkët. “Ceremonia e hapjes u prit me entuziazëm dhe interes të madh nga audienca, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë të publikut në Kosovë me kinematografinë...