Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tritol banesës së deputetit Xhelal Mziu! PAMJET- Shpërthimi i fuqishëm dëgjohet në zonë
Xhelal Mziu TIRANË-Shpërthim me eksploziv në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu! Ngjarja ka ndodhur pas mbas mesnate, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në murin rrethues të banesës së deputetit në Kamëz. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes, apo për ndonjë konflikt të mundshëm dhe paralajmërim ndaj demokratit, ndërsa grupi hetimore po punon për identifikimin e autorit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI