Rama nxiton të rrëzojë Veliajn, dorëzohet kërkesa për shkrimin e kryebashkiakut

Rama nxiton të rrëzojë Veliajn, dorëzohet kërkesa për shkrimin e kryebashkiakut

Anëtarët e PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk kanë humbur kohë për të nisur procedurat e shkarkimit të kryebashkiakut, Erion Veliaj. Pas urdhrit të Edi Ramës në Asamblenë e PS-së dhe mbledhjes në selinë rozë, këshilltarët socialistë kanë depozituar dje kërkesën zyrtare për shkarkimin e Veliajt. Një lëvizje e shpejtë dhe e orkestruar politikisht, e cila shihet si përpjekje për të eliminuar politikisht Veliajn. Në relacionin e dorëzuar, si arsye zyrtare jepet mungesa e kryebashkiakut në detyrë prej datës 10 shkurt 2025 për shkak të arrestit. “Nga data 10 shkurt 2025 jemi në kushtet në të cilat kryeqyteti nuk ka kryetarin e saj të zgjedhur dhe të mandatuar nga populli i Kryeqytetit për shkak të procesit penal dhe mohimit të së drejtës së tij...