Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria ngjit dy vende në FIFA, Kosova përmirësohet me tre pozicione
Adriatik BALLA Ecuria e mirë me rezultate në shtator e kuqezinjve ka ndikuar që Shqipëria të përmirësojë dy vende në ranglistën e FIFA-s për këtë muaj. Natyrisht që kjo ranglistë varet nga shifrat, por edhe performanca. Për rastin e Shqipërisë duket se kanë ndikuar shifrat, pra dy fitore, një me Gjibraltarin e tjetra me Letoninë, por në rastin e Kosovës ka ndikuar veç fitores me Suedinë edhe performanca në nivele të larta në fushë, pavarësisht se pësoi humbje në duelin e parë me Zvicrën. Shqipëria ngjit dy vende Shqipëria është ngritur për dy pozita në renditjen e përditësuar të FIFA-s pas ndeshjeve të shtatorit. “Kuqezinjtë” renditen në vendin e 66-të. Shqipëria e drejtuar nga Sylvinho fitoi të dyja ndeshjet në muajin shtator. Më 4 shtator,...