Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Helmimi i të miturave në Korçë/ Tre motrat hëngrën karamele me kanabis, 3-vjeçarja në gjendje të rëndë
Foto ilustruese KORÇË- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e tre vajzave të mitura në Korçë, të cilat përfunduan në spital pasi konsumuan disa karamele. Mësohet se tre të miturat, të moshave 10, 7 dhe 3 vjeç kanë konsumuar karamele që dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së kanabisit. Ndërkohë, sipas bluve, referuar dëshmisë së familjarëve, karamelet i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash. Vajza 3-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila në këto momente po intubohet. Dy vajzat e tjera e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar, nën kujdesin e mjekëve në Pediatri. Njoftimi: Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë...