Tirana në krizë për kopshte e çerdhe publike

Tirana në krizë për kopshte e çerdhe publike

Në Tiranë, fillimi i vitit të ri për më të vegjlit nuk është gjithmonë festë. Mijëra prindër përballen me radhë të gjata, refuzime dhe kosto të papërballueshme, pasi çerdhet dhe kopshtet publike janë shumë më pak se nevojat reale. Me vetëm pak institucione funksionale përballë një qyteti që rritet çdo ditë, qindra fëmijë mbeten jashtë sistemit. Pasojat prekin familjet, ekonominë dhe vetë fëmijët. Me nisjen e shtatorit, fëmijët nisin përgatitjen për vitin e ri arsimor, e me po kaq entuziazëm edhe të vegjlit i drejtohen çerdheve dhe kopshteve për herë të parë! Por kur ky fillim do të duhej të ishte një festë, për shumë familje të kryeqytetit është kthyer në një shqetësim! Që nga nisja e muajit, deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësimin...