Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë në 2026
Paga minimale pritet të arrijë në nivelin 50 mijë lekë nga 1 janari i vitit 2026 sipas programit të qeverisë.Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2025 rreth 35% e të punësuarve kishin paga deri në këtë nivel.Ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025 ka ndryshime të dukshme në shpërndarjen e të punësuarve sipas nivelit të pagës, drejt niveleve më të larta. Pjesa e punonjësve që paguhen deri në pagën minimale (40 mijë lekë bruto në muaj) është përgjysmuar në harkun e një viti. Në vitin 2024, kjo kategori përfshinte mbi një të katërtën e të punësuarve, 25,3%, ndërsa në prill-qershor ajo ra në 12,4%. Zhvillimet në tregun e punës tregojnë se ka ardhur koha për rritjen e pagës minimale...