Nata e Rashford… Barcelona del me fitore nga “St James Park”. Sporting Lisbon tregon forcën ndaj debutuesëve (video)

Nata e Rashford… Barcelona del me fitore nga “St James Park”. Sporting Lisbon tregon forcën ndaj debutuesëve (video)

Barcelona mëson të fitojë edhe pa Lamine Yamal në fushë. Katalanasit e kanë nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri në Champions League, pas fitores 1-2 në transfertë ndaj Newcastle në “St James Park”. Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll pa gola. Katalanasit gjetën golin në minutën e 57-të, një krosim perfekt i Jules Kounde dhe Rashford dërgon me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 66-të, Rashford shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për Barcelonën, me një goditje të fuqishme nga distanca. Newcastle gjen golin në minutën e 90-të me Anthony Gordon, pas asistit të Jacob Murphy. Vendasit përpiqen të gjejnë golin e barazimit në minutat shtesë, por nuk ia dalin. Barcelona fiton 1-2. SHIKOGOLAT Në Lisbon, Sporting fitoi...