Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Champions me emocione/ Monaco turpërohet në Brugge, thriller i çmendur në Kopenhagë
Këtë të enjte pasdite u luajtën dy ndeshje të Champions League. Monaco pësoi disfatë 4-1 ndaj Club Brugge, në ndeshjen e luajtur në Belgjikë. Vendasit vendosën ndeshjen në “shinat” e duhura që në pjesën e parë, duke realizuar me Tresoldi, Onyedika dhe Vanaken. Me këtë rezultat, francezët e patën të pamundur të reagojnë, madje diferenca u thellua edhe më shumë pas golit të Diakhon. Goli i nderit mban firmën e Ansu Fatit. Në Danimarkë, ndeshja mes Copenhagen dhe Leverkusen përfundoi 2-2. Ekipi i Neestrup realizoi në pjesën e parë me Larsson, ndërsa gjermanët barazuan në të 83-tën me Grimaldon. Një gol i Robert Silvas në të 87-tën “elektrizoi” stadiumin, por asgjë nuk kishte përfunduar, pasi autogoli i Hatzidiakos i dhuroi një pikë “aspirinave”.