Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit
Fuqitë e mëdha evropiane ka gjasa t’i rivendosin sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit deri në fund të muajit, tha të enjten presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Macron theksoi se pritet rikthimi i sanksioneve sepse rundi i fundit i bisedimeve me Teheranin, që synonte parandalimin e tyre, u konsiderua joserioz. Britania, Franca dhe Gjermania, grupi i ashtuquajtur E3, nisën në fund të gushtit një proces 30-ditor për rikthimin e sanksioneve të OKB-së. Ato i vendosën kushte Teheranit, të cilat ky i fundit duhej t’i plotësonte gjatë shtatorit, në mënyrë ato ta shtynin aktivizimin e “mekanizmit për rikthimit automatik” të sanksioneve të OKB-së. Për shtyrjen e rikthimin të sanksioneve për gjashtë muaj, në mënyrë që të mundësohen bisedime serioze, Irani kushtëzohej që t’u lejonte përsëri qasje inspektorëve bërthamorë...