Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
DOKUMENTI/ Këshilltarët socialistë dorëzojnë kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt
Grupi i këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak Tiranë ka depozituar një kërkesë zyrtare për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Në kërkesë thuhet se është e domosdoshme nisja e procedurave për zëvendësimin e Erion Veliajt, pasi kryeqyteti ndodhet pa drejtues prej disa muajsh. Sipas projektvendimit të përgatitur nga Këshilli Bashkiak, kërkesa mbështetet në Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e kryetarëve të bashkive në rast mosparaqitjeje në detyrë për periudhë 3-mujore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në 10 shkurtin e këtij viti. Pak ditë më parë SPAK mbylli hetimet dhe çështja tashmë është në gjykatë. Pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria, ndaj kryebashkiakut në detyrë rëndojnë 5 akuza: “korrupsion pasiv”,...