Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Diella”/ Berisha sulmon Begajn: Vasal i turpshëm! Firmos një dekret për një ministër avatar
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj dekretit të presidentit për emërimin e ministres virtuale Diella. Në emisionin Opinion, Berisha tha se një akt i tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe një shkelje e papranueshme. “U paraqiti në Parlament ministre virtuale të cilën asnjë kushtetutë e botës nuk e njeh. Por në Kushtetutën e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, kryeministri dhe ministrat, janë elementë të saj. Të Kushtetutës. Tani të pretendosh se me dëshirën, nuk dua të prish gojën, dhe me paturpësinë, e papërgjegjshmërinë e një presidenti, vasal, i turpshëm që vë firmë, shpall ministër një avatar,” tha Berisha. Sipas Berishës “s’mund të ketë ministër virtual, sepse Kushtetuta përcakton kush mund të jetë ministër”.