Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Me Ramën s’ka zgjedhje, por do marrim pjesë. Opozitës i duhet kandidat i përbashkët
Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Tiranës, në rast se shkarkohet Erion Veliaj. Megjithese theksoi faktin se me Edi Ramen nuk ka zgjedhje. I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha nuk dha një emër kandidati dhe as nëse do të ketë apo jo primare për këtë proces, duke theksuar se do merret vendimi ne struktura. Ai deklaroi se opozita duhet të jetë e bashkuar dhe të futet me kandidat të përbashkët për këtë proces zgjedhor. “Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ne nuk i bojkotojmë, do të futemi në zgjedhje. Ne do të bëjmë gjithçka që të bashkëpunojmë me të gjitha partitë opozitare. Unë besoj se mund të arrijmë që të kemi një...