Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
E rëndë në Këlcyrë/ Njerku polic abuzoi me 16-vjeçaren, në kërkim dhe një polic tjetër
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në qytetin e Përmetit, ku një 16-vjeçare është abuzuar seksualisht nga njerku i saj, i cili ishte edhe punonjës policie. Filimisht ngjarja u bë publike përmes një postimi në rrjetet sociale, duke alarmuar opinionin publik dhe autoritetet. Menjëherë pas publikimit, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër nisi hetimet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Konkretish rasti u zbulua përmes disa videove me përmbajtje intime, që ishin shpërndarë në mënyrë virtuale dhe ishin në posedim të disa të rinjve, shokë të përbashkët të 16-vjeçares me iniciale S.K. Lidhur me ngjarjen tre persona janë në vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Konkretisht në ngjarje rezulton të jetë i përfshirë edhe një polic tjetër. Në pranga ka...