Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zbardhet shkresa për shkarkimin e Veliajt, këshilltarët socialistë: Na duhet një kryetar në detyrë!
Ditën e martë më 3 shtator, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të diskutojë nisjen e procedurave për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Kërkesa u bë ditën e djeshme, më 17 shtator, nga këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak të cilët firmosën për shkarkimin e Veliajt. Vendimi i Këshillit Bashkiak për mbledhjen e datës 23 Në vijim të mbledhjes së grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste, datë 17 shtator 2025, ora 17:00, kërkesa nr.31879 prot., datë 18 shtator 2025, është depozituar pranë Sekretariatit të Këshillit Bashkiak Tiranë. “Kërkesa e firmosur nga grupi i këshilltarëve, i referohet Ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, neni 62 gërma c, ku thuhet: “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: c) propozohet për...