Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha: Do të futemi në zgjedhjet e Tiranës! Alimehmeti është një…
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të bojkotojë procesin zgjedhor për kryetar bashkie në Tiranë, edhe pse e konsideroi të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira me Edi Ramën në pushtet. Në studion e Opinion, Berisha tha: Berisha: Ne do të futemi në zgjedhje, kandidati do të jetë… Blendi Fevziu: Jeni të gatshëm të futeni për zgjedhjet e Tiranës? Sali Berisha: Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ne nuk do t’i bojkotojmë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Blendi Fevziu: Po do të hyni në zgjedhje? Sali Berisha: Po, do të hyjmë në zgjedhje I pyetur për Ilir Alimehmetin, Berisha tha se është një ndër kandidat që i plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në zgjedhjet e Tiranës.