Këshilltarët e PS në Tiranë depozitojnë në Bashki kërkesën për shkarkimin e Veliajt, zbardhet shkresa

Këshilltarët e PS në Tiranë depozitojnë në Bashki kërkesën për shkarkimin e Veliajt, zbardhet shkresa

Grupi i këshilltarëve të Partisë Socialiste në Bashkinë Tiranë ka depozituar kërkesë për shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj. Arsyeja kryesore është mungesa e kryetarit në detyrë prej 3 muajsh për shkak të procesit penal, që sipas tyre e bën të nevojshme një udhëheqje aktive për kryeqytetin, veçanërisht në një periudhë të zhvillimit të shpejtë ekonomik dhe social. Këshilltarët theksojnë se kjo iniciativë nuk është pranim i akuzave ndaj Veliajt, por një domosdoshmëri ligjore dhe morale për t’i dhënë qytetit një drejtim të qëndrueshëm dhe efektiv. Nëse miratohet, kjo kërkesë do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për vendim final.