Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Konsumuan karamele me hashash të gjetura në rrugë, 3 motrat e mitura shtrohen në spital
Në Pediatrinë e spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 motra, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç. Ato kanë konsumuar disa karamele të gjetura pranë një koshi mbeturinash në një rrugë të lagjes nr.10, të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike (hashash). Nga ana e policisë është konfirmuar totalisht që karamelet janë gjetur në koshin e mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër. Në gjendje të rëndë shëndetësore është vetëm 3-vjeçarja, e cila në këto momente po intubohet në reanimacionin e spitalit të Korçës. Dy vajzat e tjera fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje stabile nën kujdesin e mjekëve në pediatri.