Marrëdhëniet mes dy vendeve. Mitsotakis dhe Erdogan do të takohen në Nju Jork në Asamblenë e OKB

Marrëdhëniet mes dy vendeve. Mitsotakis dhe Erdogan do të takohen në Nju Jork në Asamblenë e OKB

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk Recep Erdogan do të takohet më 23 shtator në Nju Jork, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Nga pala greke do të jenë të pranishëm ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis, dhe këshilltari diplomatik i Kryeministrit, Miltiadis Nikolaidis. Kurse nga pala turke do të marrin pjesë ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe këshilltari diplomatik Akif Çagatay Kilic. Në një intervistë ditën e djeshme për mediat greke, Kryeministri Mitsotakis theksoi se ka një vullnet për të zhvilluar këtë takim me Presidentin Erdogan. Përsa i përket marrëdhënieve greko-turke, Mitsotakis u shpreh se nuk ka arsye për shqetësim të tepruar, duke shtuar se nuk ka mundësi për ndonjë “incident të nxehtë” në Egje, megjithatë apeloi për kujdes dhe vigjilencë.