Intervista e parë e Papa Leonit XIV, flet për situatën në Gaza, lirinë e besimit dhe martesat brenda së njëjtës gjini

Intervista e parë e Papa Leonit XIV, flet për situatën në Gaza, lirinë e besimit dhe martesat brenda së njëjtës gjini

Nga Gian Guido Vecchi – Corriere della Sera “Po përpiqem të mos vazhdoj të polarizoj ose të nxis polarizimin brenda Kishës”. Sot ka dalë biografia “León XIV: ciudadano del mundo, misionero del siglo XXI” (Penguin Peri), e shkruar nga gazetarja Elise Ann Allen dhe e mbyllur me intervistën e parë të Papës Prevost, një bisedë e gjatë nga e cila të dielën e kaluar ishin publikuar disa pjesë. Në këtë tekst, Papa shfaqet i kujdesshëm për tema ndarëse si çështja LGBTQ, duke u treguar i vëmendshëm për të bashkuar dallimet brenda Kishës, duke predikuar mikpritje dhe respekt, por pa thyerje doktrinarë. “E shoh shumë të pamundur, të paktën në të ardhmen e afërt, që të ndryshojë doktrina e Kishës në lidhje me atë që Kisha mëson për seksualitetin,...