Reagon Bardhi pas seancës së “dhunshme” në Kuvend: Diella nuk është vizion, por fasada virtuale e vjedhjeve

Reagon Bardhi pas seancës së “dhunshme” në Kuvend: Diella nuk është vizion, por fasada virtuale e vjedhjeve

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas mbylljes së papritur të seancës plenare këtë të enjte, e cila zgjati vetëm 25 minuta, pavarësisht se ishte parashikuar të diskutohej programi i qeverisë. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Bardhi krahasoi situatën në Kuvend me veprën e njohur të George Orwell, “Ferma e Kafshëve”. “Xhorxh Orwell na tregon se si në një fermë të shtypur, zgjedhjet nuk ishin më vota, por thjesht urdhra të derrave udhëheqës. Kjo që ndodhi sot në parlament ndodh çdo ditë në Shqipëri, njerëzit drejtohen me arbitraritet, me arrogancë, me padrejtësi,” shkruan Bardhi. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon një opozitë të heshtur, që të mos flasë për aferat e qeverisë: “Edi Rama do...