Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Serbia përgatit ligjin për shërbim ushtarak të detyruar. Shqiptarët e Luginës së Preshevës kundërshtojnë: I papranueshëm…
Serbia është shumë afër që të funksionalizojë shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për shqiptarët, që janë shumicë në Luginë të Preshevës, një gjë e tillë është e papranueshme. Përfaqësuesi komunal në Bujanoc, Ragmi Mustafi thotë se ushtria serbe nuk i përfaqëson shqiptarët, pikërisht për shkak të së kaluarës. “Është komplet e papranueshme çfarëdo nisme për rektrutim te shqiptarët për në ushtrinë serbe e aq më tepër për shërbim të detyrueshëm ushtarak te shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë… Ajo ushtri nuk përfaqëson shqiptarët, ajo ushtri është një ushtri që përfaqëson anën e kundërt të shqiptarëve, përkatësisht vrasësit dhe ata që kanë ushtruar dhunë e kanë abuzuar me të drejtat tona e me jetët tona në Luginë të Preshevës”, u shpreh Ragmi Musrafi, këshilltar komunal Bujanoc. Lidhur me këtë, dy ditë më parë, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka...