Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Diella shkakton debat e “provokim”/ Ulsi Manja: E ardhmja flet me IA, opozita bërtet offline!
Ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reflektuar përmes një shkrimi lidhur me debatet e sotme në Kuvend, që nisën pas fjalimit të ministres virtuale Diella. Në një shkrim me titullin provokues “E ardhmja flet IA, opozita bërtet offline!”, të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Manja shprehet se futja e IA-së (Inteligjencës Artificiale) në sallën e Kuvendit përbën një hap historik për Shqipërinë, duke e vendosur vendin në hartën e transformimeve digjitale globale. “E ardhmja foli sot në parlamentin shqiptar përmes një ministreje virtuale të pajisur me inteligjencë artificiale. Ishte një moment historik, një hap që e lidh Shqipërinë me teknologjitë e kohës dhe me transformimet që po ndodhin në gjithë botën. Por ndërkohë që e ardhmja u shfaq në sallë, opozita bërtiste kundër, bllokonte foltoren dhe shpallte...