“I thoni Ramës, Skënderbe”/ Shpërthen Murrizi: O servila, lëpirësa, qurravec, aguridhe deputetë

“I thoni Ramës, Skënderbe”/ Shpërthen Murrizi: O servila, lëpirësa, qurravec, aguridhe deputetë

Myslim Murrizi ka qenë i ashpër me ligjvënësit e rinj me të cilët përfaqësohet Partia Demokratike në këtë legjislaturë të re në Parlament.  Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, ai i cilësoi ata si aguridhe deputetë, që vijnë e ikin pa pasur asnjë kapital votash mbi supe, pasi sipas Murrizit nuk janë testuar as në Primare dhe as në zgjedhje, por kanë dalë nga listat e mbyllura.  “Aty janë 19 deputetë të partisë sime, edhe të Basirit edhe të doktorit, që as kanë fut veten në Primare për të parë sesa i duan demokratët dhe as nuk kanë shkuar në terren të shikojnë sa i duan qytetarët. Në emër të kujt sovraniteti flet, ti s’ke vota në kurriz. Politika është aq sa vota ke, aq edhe peshë ke....