Eurodeputetët: Kujdes me përdorimin e fondeve evropiane, angazhohuni për një kulturë transparence

Eurodeputetët: Kujdes me përdorimin e fondeve evropiane, angazhohuni për një kulturë transparence

Një delegacion i Komisionit për Kontrollin Buxhetor në Parlamentin Europian tha në Tiranë se pavarësisht ecurisë pozitive, mbeten ende shqetësime serioze mbi faktin se si përdoren fondet europiane për Ballkanin. Në përfundim të misionit në Shqipëri, eurodeputetët thanë se kërkohet më shumë angazhim për ndërtimin e një kulture të transparencës dhe se kërkohet progres real për strukturat kundër mashtrimit.  ***  Mënyra se si vendet përfituese përdorin fondet e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ishte në qendër të misionit që një delegacion eurodeputetësh realizuan në Mal të Zi dhe Shqipëri.  LEXO EDHE:Hapja e grupkapitulliit të IV, Gledis Gjipali: Mjedisi, kapitulli më i vështirë! Kërkon investime të mëdha dhe burime njerëzore  Fqinji verior rezulton të jetë më përpara në çështjet që lidhen me menaxhimin financiar, auditimin e pavarur apo dhe qasjen ndaj mashtrimit, megjithatë të dy vendet vlerësohet të kenë përparuar me...