Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Erdogan takohet me djalin e Trump, reagon opozita turke: Ndwrsa Palestina rrjedh gjak, presidenti bën biznes
Djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump Jr. u takua me presidentin turk Recep Tayip Erdogan në Stamboll javën e kaluar gjatë një vizite të paparalajmëruar, thanë burimet për faqen e internetit Middle East Eye. Vizita e Trump Jr. u zbulua për herë të parë të mërkurën nga Ozgur Ozel, kryetar i Partisë Republikane Popullore (CHP), i cili pretendoi se Erdogan ishte i përfshirë në “negociata sekrete” me djalin e madh të presidentit amerikan mbi çështjen e Gazës. “Në protokoll, ai u referua si ‘biznesmen’, por ata nuk e bënë të njohur emrin e tij”, tha Ozel në një tubim në Stamboll. “Ndërsa Palestina po rrjedh gjak, ata po bëjnë biznes përmes djalit të Trump”, shtoi ai. “Për çështjen palestineze, Erdogan pretendon të kritikojë...