Kërcënoi Shefin e Sektorit të Trafikut Urban, nis hetimi ndaj gardistit në Elbasan

Kërcënoi Shefin e Sektorit të Trafikut Urban, nis hetimi ndaj gardistit në Elbasan

Një inspektor i Gardës në Elbasan është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës Shefin e Sektorit të Trafikut Urban. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Elbasan në ngarkim të punonjësit të Gardës së Republikës, Inspektor Mateo Ademi. Hetimi nisi pas kallëzimit të shtetasit Besmir Likaj, i cili ushtron funksionin Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan. Sipas AMP-së, punonjësi i Gardës së Republikës për motive të dobëta ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë. Ademi akuzohet për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”. Top Channel