Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Skena të tmerrshme/ Ariu plaçkit varrin e sapohapur, punonjësit e varrezave e filmojnë teksa ushqehet me kufomën
Një ngjarje e pazakontë dhe e tmerrshme ka ndodhur në një varrezë në jugperëndim të Rusisë. Punonjësit e varrezave kanë arritur të filmojnë një ari që plaçkit një varr të sapohapur. Arii shfaqet në video teksa gërmon varre në kërkim të ushqimit, ngjarje kjo e regjistruar në rajonin e Chelyabinsk. Pamjet e kapura nga dëshmitarët tregojnë një ari të madh që qëndron në një gropë, duke ngrënë diçka. Sipas raportimeve të medias, kafsha gërmoi disa varre dhe hëngri eshtrat e të ndjerit në Varrezat Urenginskoye në qytetin e Zlatoust. Ministria rajonale e Ekologjisë thuhet se ka lëshuar një leje për të kapur grabitqarin. Gjuetarët dhe rojet e gjahut kanë filluar kërkimin për ariun, por ende nuk është njoftuar nëse kanë arritur ta gjejnë atë.