Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Incidenti mes shoferit të SPAK dhe drejtuesit të Rrugores në Elbasan/ Reagimi i AMP: Gardisti kërcënoi efektivin e policisë..
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Elbasan midis shoferit të prokurorit të SPAK dhe drejtuesit të policisë së qarkullimit rrugor. AMP njofton se janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në ngarkim të punonjësit të Gardës së Republikës, Inspektor Mateo Ademi, i dyshuar për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”. “Pas kallëzimit të shtetasit Besmir Likaj i cili ushtron funksionin Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, u kryen veprimet e para hetimore nga ku rezultoi se punonjësi i Gardës së Republikës për motive të dobëta ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë”, thuhet në njoftimin e AMP.