Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Detajet/ 3 vajzat e mitura konsuamuan karamelet që gjetën te koshi i mbeturinave, dy përfundojnë në reanimacion
Ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës ka marrë përmasa shqetësuese, teksa tre vajzat e mitura që kanë konsumuar disa karamele që gjetën në afërsi të një koshi mbeturinash kanë përfunduar në spital. Sipas informacioneve të reja, babai i fëmijëve, tre vajza të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç, ka qenë ai që i ka gjetur ato në gjendje të keqe pranë zonës ku luanin, afër një kazani plehrash. Ai i ka transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës. Burime nga spitali bëjnë me dije se vajza 10-vjeçare ndodhet në gjendje të stabilizuar, ndërsa dy vajzat më të vogla, 3 dhe 7 vjeç, janë shtruar në repartin e reanimacionit dhe po marrin trajtim në terapi intensive. Pas deklarimeve...