Foshnja 20-ditëshe në Indi në luftë për jetën, u gjet e varrosur për së gjalli

Foshnja 20-ditëshe në Indi në luftë për jetën, u gjet e varrosur për së gjalli

Një vogëlushe vetëm 20-ditëshe që u gjet e varrosur për së gjalli në Uttar Pradesh në Indi, po lufton për jetën.  Ajo u gjet rastësisht nga një bari që kishte nxjerrë dhitë për të kullotur, i cili dëgjoi të qara të dobëta që vinin nga një pirg dheu.  Kur u afrua, ai pa një dorë të vogël që kishte dalë jashtë. Pasi lajmëroi fshatarët, u thirr policia që gërmoi dhe e nxorri jashtë foshnjen.  Policia nuk ka dhënë emra të dyshuarish, por rastet e ngjashme të braktisjes dhe përpjekjes për të vrarë vajzat lidhen me preferencat për të pasur djem.  Foshnja ndodhet në reanimacionin neonatal në spitalin e distriktit të Shahjahanpur. Rajesh Kumar tha për BBC se ajo mbërriti aty të hënën, e përlyer me dhe dhe duke gulçuar pasi balta i kishte hyrë në gojë e hundë.  “Ajo ishte në gjendje...