Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tre fëmijë në Korçë dërgohen në spital, u helmuan nga karamelet që gjetën në rrugë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku tre fëmijë janë dërguar me urgjencë në Pediatrinë e Spitalit të qytetit, pasi dyshohet se janë helmuar. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 18:15, fëmijët e moshave 3, 7 dhe 10 vjeç u sollën nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore. Familjarët kanë deklaruar se fëmijët kanë konsumuar disa karamele të cilat i kishin gjetur pranë një koshi mbeturinash, në rrugë. Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash. Grupi hetimor...