Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Qeveria po flet me videoklipe, jo me programe konkrete”, PD denoncon: Rama emëron një kryebashkiak “pa nivel”…
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka demaskuar kryeministrin Edi Rama, pas emërimit të kryebashkiakut të Cërrikut, Andis Salla në detyrën e Ministrit të Bujqësisë. Malltezi përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social, facebook, shfaq ministrin e ri të Bujqësisë, i cili jo vetëm që nuk di të artikulohet, por tregon nivelin e ulët të përfaqësimit të këtij dikasteri nga ana e Sallës. ‘Këtë e emëroi Ministër Bujqësie. Shihni çfarë niveli! Ka pastruar 12 metra kanal kullues! Arritje! 20 vjet pa u pastru, ndërkohë që pushtetin lokal atje gjithë jetën e ka pas PS’, shkruan Malltezi në mesazhin e tij në facebook, përkrah videos së publikuar.