Shefja e Ambasadës Amerikane, vizitë në SPAK, VanHorn: Folëm me Dumanin për punën e SPAK dhe BKH

Shefja e Ambasadës Amerikane, vizitë në SPAK, VanHorn: Folëm me Dumanin për punën e SPAK dhe BKH

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me Kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani, në ambientet e strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas një njoftimi zyrtar të Ambasadës së SHBA-së, në qendër të takimit ishin bashkëpunimi i ngushtë mes SPAK, BKH dhe agjencive amerikane të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikimit të drogës. gijotina.com/