Itali/ Poetja Irma Kurti botohet në Spanjë

Itali/ Poetja Irma Kurti botohet në Spanjë

Krijimtaria e poetes shqiptare Irma Kurti botohet tashmë një një tjetër shtet. Përmbledhja me poezi titulluar “Tiempo de amarse” (Kohë për t’u dashur) mban logon e Ediciones Ábrego që ndodhet në Madrid të Spanjës. Përkthimi i poezive në gjuhën spanjolle është bërë nga Rafael Carcelén. Imazhi i kopertinës është i fotografit Biagio Fortini. Poetja i këndon mallit, nostalgjisë për vendlindjen dhe dashurisë. Poezitë e saj janë të veshura me ndjenjë dhe melankoli, po dhe me kurajon dhe shpresën për të gjetur pozitiven dhe forcën në kohëra të vështira. Ky libër me poezi u dedikohet prindërve të saj Hasan Kurti dhe Sherife Mezini, që e kanë përkrahur dhe inkurajuar poeten në çdo hap të rrugëtimit letrar.Kritiku letrar Hamid Oqabi shkruan: “Irma Kurti është një nga zërat...