Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Lajme të mira në ditët në vijim”, Trump: U dhashë fund shtatë luftërave, por Putin më zhgënjeu vërtet!
Në një konferencë për shtyp me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka shprehur zhgënjim nga Putin për mos arritjen e armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës. “Unë u dhashë fund shtatë luftërave, por Putin më zhgënjeu vërtet. Në Ukrainë, ka pasur miliona vdekje, kryesisht vdekje ushtarake”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Por, gjithashtu, presidenti shtoi se disa lajme të mira do të kemi në ditët në vijim. Kryeministri britanik, nga ana e tij, këmbënguli të bënte thirrje për më shumë “presion ndaj Putinit”, duke kujtuar se presidenti rus bëri lëshime vetëm kur Trump ushtroi presion. Trump u përgjigj duke thënë se donte të shmangte rrezikun e “një lufte të tretë botërore”. /vizionplus.tv