Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trump thotë se Putini ‘e zhgënjeu’, ndërsa pranon se lufta në Ukrainë është më e vështirë për t’u zgjidhur nga sa mendonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, e ka “zhgënjyer” ndërsa përpiqet të ndërmjetësojë përfundimin e konfliktit në Ukrainë, duke ofruar një vlerësim sinqerisht pesimist të përpjekjeve të tij deri më tani. “Mendova se më e lehtë do të ishte për shkak të marrëdhënies sime me Presidentin (Vladmir) Putin”, tha ai pasi përmendi konfliktet të cilave u ka dhënë fund më me sukses. “Ai më ka zhgënjyer. Më ka zhgënjyer vërtet”, vazhdoi Trump. “Do të ishin Rusia dhe Ukraina, por do të shohim se si do të dalë kjo. Por kjo doli të ishte - mendova se mund të ishte ndër më të lehtat e grupit.” Një seri samitesh të profilit të lartë muajin e kaluar me Putinin në...