Tragjedi në Kelmend, 40-vjeçari humb jetën pas rënies në humnerë

Tragjedi në Kelmend, 40-vjeçari humb jetën pas rënies në humnerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në njësinë administrative Kelmend, Shkodër, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë aksidentale. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth orës 09:15, në vendin e quajtur ‘Kozhnje’, shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor kur ka rrëshqitur dhe është rrëzuar nga një lartësi, duke gjetur vdekjen. ‘Rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë njoftim se në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur ‘Kozhnje’, shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor dyshohet se është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi...