“Diella lexon, deputetët heshtin”, Qori paralajmëron: Rrezik për 4 vjet parlament pa debat real, Rama imiton…

“Diella lexon, deputetët heshtin”, Qori paralajmëron: Rrezik për 4 vjet parlament pa debat real, Rama imiton…

Kreu i Lëvizja Bashkë Arlind Qori duke folur në një emision televiziv e krahasoi fjalimin e mbajtur sot nga kryeministri Edi Rama në Kuvend me atë të Benito Mussolini-t në vitin 1922. Qori theksoi se sot u mbajt një seancë parlamentare e turpshme, ku fajtore janë të dyja palët, si PS ashtu edhe PD. Po ashtu kreu i Lëvizjes Bashkë vuri në dukje se është shqetësues fakti që kryetari i Kuvendit “nuk ka autonomi dhe sillet si dordolec”, ku kryeministri e mbyll seancën sipas dëshirës së tij. “Ky është mbase turpi më i madh që i bëhet jetës parlamentare në 30 e ca vite parlamentarizëm. Ky është turp i dyanshëm, fajtor janë të dyja palët, pasi të dyja palëve u intereson që mos ketë jetë...