Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shoqata e kontabilistëve italianë takim me presidentin Begaj:Ura bashkëpunimi midis profesionistëve të diasporës dhe institucioneve shqiptare
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në takim përfaqësuesit e shoqatës së kontabilistëve të rinj shqiptarë që veprojnë në Itali, si edhe përfaqësues të shoqatës së kontabilistëve italianë. Presidenti Begaj përgëzoi iniciativën e të rinjve profesionistë shqiptarë për të kontribuar me potencialin dhe ekspertizën e tyre në Shqipëri, si edhe për krijimin e një ure komunikimi dhe bashkëpunimi midis profesionistëve të diasporës dhe institucioneve shqiptare. Kreu i Shtetit shfrytëzoi këtë takim për të falënderuar edhe një herë Italinë mike për mirëintegrimin e shqiptarëve në shoqërinë italiane, si edhe për rolin e saj si partneri kryesor tregtar dhe një nga investitorët më të rëndësishëm në vend. Në fokus të bisedës ishte, gjithashtu konferenca “Shqipëria: Urë Mundësish – Investime Strategjike për të Ardhmen”, e cila do...