Rrezohet në greminë, humb jetën 40-vjeçari në Kelmend

Rrezohet në greminë, humb jetën 40-vjeçari në Kelmend

Një 40-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Kelmend dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se 40-vjeçari ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor. Njoftimi i Policisë:  Rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë njoftim se në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur “Kozhnje”, shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor dyshohet se është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.