Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tensionet në seancën plenare/ PD letër ambasadorëve, ‘justifikon’ kaosin: Rama na provokoi me Diellën
partia demokratike TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar një letër zyrtare Trupit Diplomatik të Tiranë, ku denoncon situatën e tensionuar në seancën e sotme, duke e konsideruar antikushtetuese dhe të paprecedentë. Letra, firmosur nga Gazment Bardhi, akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Peleshi, me pretendimin se provokojnë opozitën me qëllim që të minojnë rolin e saj në jetën politike. PD shprehet se për herë të parë në 35 vite pluralizëm “debati u ndërpre qëllimisht”, duke e cilësuar si një nga momentet më të rënda për jetën parlamentare. PD kërkon të theksojë përmes letrës se, fjalimi i Kryeministrit Rama u ndërpre për të transmetuar një video nga një figurë virtuale, e ashtuquajtura “Ministrja e Inteligjencës Artificiale Diella”. Sipas opozitës, kjo përbën një akt propagandistik të pashembullt në historinë...